Flash

Cili është makthi më i madh i meshkujve?

Lapsi.al 6 April 2016
Cili është makthi më i madh i meshkujve?

Do të mendoni që shqetësimi më i madh për meshkujt është pagimi i faturave dhe puna. Por, duket që makthi më i keq i tyre është mundësia që partnerja e tyre të plaket krejt si nëna e vet.

Anketa ka zbuluar që çdo i dhjeti mashkull frikësohet nga kjo mundësi ngjethëse.

Meshkujt përveç kësaj shqetësohen që gjithmonë do të mbeten vetëm, si dhe të mos përfundojnë me femrën e cila në fakt nuk u intereson, ka zbuluar hulumtimi i kryer në 2000 vullnetarë.

Eksperti për marrëdhënie mashkull-femër, Jo Barnett, shpjegon: “Ekziston thënia që nëse dëshironi të dini se si do të duket e dashura juaj, njoftojeni nënën e saj, dhe kjo mund të jetë e vërtetë. Nëse dëshironi femër me trup vital, ndërsa nëna e saj është e trashë, ka shumë mundësi që edhe ajo të bëhet ashtu në të ardhmen. Por megjithatë, femrat sot i kushtojnë më shumë rëndësi vetes sesa gjeneratat e kaluara, kështu që nuk do të thotë që gjithmonë do të ndodhë kështu.”

Zëdhënësi i kompanisë së birrave “Foster’s”, i cili ka kryer hulumtimin shton: “Kjo tregon që meshkujt janë të ngarkuar për së tepërmi me femrat. Dëshirojmë t’i inkurajojmë të pranojnë qasje më të relaksuar dhe të shijojnë jetën.”

Anketa përveç kësaj ka treguar që meshkujt të cilët rriten me shumë motra nuk janë aq atraktivë për femrat sa ata që rriten me vëllezërit, transmeton koha.net. Arsyeja e kësaj është që ndoshta kanë dozë më të vogël të mashkulloritetit, për dallim nga ata që rriten në mjedis kryesisht mashkullor./Telegrafi

 

Të këshilluara

“Ishulli i seksit”

Të martuarit së shpejti do të kenë mundësi të udhëtojnë ne një ishull shumë të veçantë ku do ...

18:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI