Flash

Gruaja zbulon burrin teksa përpiqej ta tradhtonte me shoqen e ngushtë (Video)

Lapsi.al 3 March 2016
Gruaja zbulon burrin teksa përpiqej ta tradhtonte me shoqen e ngushtë

Një grua në Idaho (SHBA) e kapi të shoqin teksa përpiqej të niste një marrëdhënie jashtëmartesore me shoqen e saj të ngushtë.

 

Leslie Varner e filmoi të gjithë skenën, pasi mësoi se i shoqi, me të cilin kishte 3 vite martesë dhe një fëmijë, i shkruante mesazhe shoqes së saj të ngushtë, Sam, në “Facebook”.

 

Pasi kjo e fundit, ka reaguar pozitivisht ndaj interesit të burrit, Cody, e ka vënë në dijeni shoqen për atë që planifikonte të bënte i shoqi.

 

Të dyja shoqet janë bërë bashkë dhe në momentin që burri ka mbërritur te dera e Sam-it, përpara i ka dalë gruaja e tij, e cila i ka kërkuar divorcin.

 

Cody e kishte tradhtuar edhe më parë të shoqen me një femër tjetër dhe ajo e kishte falur. Por hera e dytë nuk ka qenë aq me fat për burrin tradhtar.

 

Videoja është publikuar më shumë se një vit më parë në “Youtube”, por është bërë virale kohët e fundit në rrjetet sociale. Ajo është shpërndarë më shumë se 2.5 milionë herë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI