Flash

Arben Derhemi: Teatri Kombëtar pronë private e drejtorit Çuli

Lapsi.al 26 February 2016
Arben Derhemi: Teatri Kombëtar pronë private e drejtorit Çuli

Ai është ndër aktorët më në zë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin Arben Derhemi, që për të gjithë shqiptarët u bë i dashur dhe i njohur në serialin “Njerëz dhe Fate”, në rolin e Florit. Derhemin do të keni mundësi ta shihni këtë fundjavë me monodramën “Johan Padam dhe Amerikat”, me regji të Milto Kutalit, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Megjithatë ai ka kohë që i ka munguar skenës së Teatrit Kombëtar dhe në një intervistë për Panorama thotë se tashmë ai teatër është pronë e drejtorit, Hervin Çuli.

“Teatri Kombëtar është pronë private tashmë. Unë kam folur mjaft për këtë. I kam bërë me dije instancat që merren me TK, që është ministria, që kam përshtypjen se është në një nivel me drejtimin e TK dhe nga sa kuptoj, kanë ndër mend ta rrënojnë këtë institucion. Ndërsa mosafrimi im ka të bëjë me preferencat e drejtorit”,ka thënë aktori. Derhemi shprehet gjithashtu kundër kontratave për aktorët. “TK ka paguar ndaj njerëzve të larguar nga puna 150 milionë lekë, sepse kontratat që bën drejtori janë fiktive dhe gjykatat shqiptare u japin të drejtë njerëzve, pasi TK ka një kontratë kolektive pune. Sajesa e kontratave është një turp i madh për TK dhe Ministrinë e Kulturës në radhë të parë”, pohon ai.

Të këshilluara

Çiljeta sqaron foton me policinë

Lajmi se këngëtarja e njohur kishte parkuar makinën gabim dhe për këtë ishte ndëshkuar nga policia me sa duket nuk ësht&...

09:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI