Flash

Rikthehet Joleza: "Nuk konsumoj alkool. Kur isha në 8-vjeçare vetëm Edi Ramës i dija emrin"

Lapsi.al 13 February 2016
Rikthehet Joleza: "Nuk konsumoj alkool. Kur isha në 8-vjeçare

Kryetarja e të rinjve socialistë vazhdon të jetë në qendër të mediave, pas daljes së saj publike një javë më parë, ku ftonte shqiptarët për t'u anëtarësuar në PS. Por më shumë se këtij qëllimi, Joleza Koka ia arriti të përflitej për paraqitjen e saj, apo nivelin e fjalimit. E komentuar si jo në gjëndje të mirë, si pasojë e festës një natë më parë, kryetarja e FRESSH është pyetur sërish nga gazeta Paloma, dhe këtë herë Joleza duket më bindëse se kurrë:

Pyetje: Shumë nga fansat thanë se ti ishe e pirë në atë moment e disa të tjerë, që fjalitë nuk kishin logjikë nga ana strukturore e që flisje përçart. Cila qëndron prej tyre?

Përgjigje: "Në fakt është shumë për të qeshur dhe këto ditë kam diskutuar me miq që më njohin se e gjitha kjo duket si një hakmarrje e tyre në një nivel psikik. Unë, sidomos për çështjen e alkoolit, jam shumë kritike, jam moraliste. Në njëfarë mënyre, meqënëse nuk e kemi sqaruar përfundimisht çështjen e kohës dhe hapsirës, duket sikur po ndëshkohem tani për gjërat që kam thënë atëherë. Përgjigjja është: unë nuk konsumoj kurrë alkool, ndaj nuk mund të dehem. Megjithatë mendoj siç thonë miqtë e mi, meqë jam kaq moraliste për alkoolin është një dënim i merituar." - përfundon Joleza shpjegimin e saj.

25-vjeçarja ka rrëfyer gjithashtu se momentalisht është duke ndjekur hap pas hapi fushatën presidenciale në SHBA, garë në të cilën mbështet Bernie Sanders. Ndërsa e pyetur për preferencat nga politikanët vendas, kryetarja e FRESS duket se jep një tjetër përgjigje pikante: "Kur kam qenë në tetëvjeçare i vetmi politikan që i dija emrin ishte Edi Rama."

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI