Flash

Joleza Koka: "Di 5 gjuhë të huaja, me mesataren 10"

Lapsi.al 12 February 2016
Joleza Koka: "Di 5 gjuhë të huaja, me mesataren 10"

Fjalimi në anëtarësimet e reja të të rinjve në Ps, mjaftoi që fama e kryetares së FRESSH të përhapet jo vetëm në mediat sociale. E ftuar këtë të premte në "Pasdite në TCH", Joleza Koka është munduar të shpjegojë sërish atë që sipas saj u keqkuptua. Përballë opinionistëve skeptikë të ftuar, 25-vjeçarja tregoi se nuk ishte rastësisht në krye të forumit rinor të socialistëve. Pavarësisht dyshimeve që u hodhën në studio se të rinjtë përfitojnë nga forumet për t'u katapultuar në politikë, Joleza rrëfeu të kundërtën, se meritokracia ka vendosur për fatin e saj. Ashtu si në kohën kur punonte tek Ministria e Mirëqenies, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj. 5 gjuhët e huaja që Joleza tha se zotron dhe mesatarja 10, kishin vendosur angazhimin e saj në Ministri. Por nga ana tjetër, Joleza pranoi se fjalimi "hit" i dha vizibilitet tek njerëzit që të njohin kush është kryetarja e FRESSH.

Të këshilluara

Enca edhe puthjet i do me photoshop

20-vjeçarja e shigjetuar shpesh për transformimet me make up a photoshop, ka ftuar ndjekësit e saj ta puthin... Jo me të vërtetë...

09:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI