Flash

A e dini sekretin seksual të ruajtur aq mirë të gjinisë mashkullore?

Lapsi.al 28 January 2016
A e dini sekretin seksual të ruajtur aq mirë të gjinisë

Për shumicën e meshkujve thuhet se janë të preokupuar me seksin, si edhe që i dinë të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me trupin e tyre.

Mirëpo, kur t’ju jepet rasti që të tregoheni si mashkull i vërtetë ju propozojmë të zbuloni sekretet seksuale të cilat kanë mbetur si një e panjohur për një pjesë të mirë të meshkujve, transmeton Telegrafi.

1. Sa më shumë orgazëm ka arrin qëllimin e vet
Meshkujt që kanë seks të rregullt kanë 20% më pak gjasa të zhvillojnë kancer të prostatës. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta mund të largojnë substancat e dëmshme nga prostata. Të bërit seks të paktën tre herë në javë, i ndihmon meshkujt të luftojnë gurët në kanalet urinare, në krahasim me ata që nuk kanë seks.

2. Testiset janë si një rezervuar i vogël i ngrohtë
Arsyeja se pse testiset gjendet jashtë trupit është për shkak të temperaturës ideale të nevojshme për prodhimin e spermës. Megjithatë, rolin dhe kënaqësinë e tyre nuk duhet injoruar asnjëherë, sidomos duke ditur faktin se me truqe të vogla mund ta mahnitni mashkullin tuaj. Kur gjatë seksit me gojë dhe gjuhë i përkushtoheni penisit të tij, mos i harroni edhe dy “miq” të tij.

3. Kur libidoja shkon poshtë... 
Hulumtimet tregojnë që niveli i testosteroneve zvogëlohen kur mashkulli bëhet prind. Niveli i ulët i testosteroneve do të thotë edhe më pak agresivitet si edhe libido të ulët.

4. Jepni herë pas here ndonjë kompliment
Edhe meshkujt mund të jenë të ndjeshëm dhe të pasigurt kur është fjala për dukjen e tyre. Jepni herë pas here ndonjë kompliment, sepse kjo do të thotë shumë për ta. Por edhe për ju do të jetë më mirë, sepse pranë vetes do të keni një partner të hareshëm.

5. I kujt është klitorisi? 
Besoni apo jo – i mashkullit! Quhet frenulum dhe gjendet në majë të penisit në pjesën e njohur si koka e penisit. Frenulumi është shumë i ndjeshëm dhe shumë më tepër theksohet te meshkujt e bërë synet.

6. Centimetrat nuk janë të rëndësishëm, teknika ka rëndësi
Kur të gjithë centimetrat të mblidhen dhe të zbriten, rezultati në fund është vetëm një numër dhe nuk e përkufizon aftësinë mashkullore për të kënaqur femrën. Dashnorët e vërtetë dinë të zbulojnë nevojat e femrës duke vëzhguar trupin e saj, ndërkaq centimetrat në këtë rast nuk kanë kurrfarë vlere. /Telegrafi

 

Të këshilluara

A e dini pse bëjmë seks?

E po mirë, bëjmë seks për shkak se ndiejmë kënaqësi, mirëpo nuk është kjo e vetmja arsye. Po i theksojmë ...

22:29

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI