Flash

Kush ka lindur nga 1950 deri në 1980 nuk duhet ta humbasë këtë renditje

Lapsi.al 25 January 2016
Kush ka lindur nga 1950 deri në 1980 nuk duhet ta humbasë

1. Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2. Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3. Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kushineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpira, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjidhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

4. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5. Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6. Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7. Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

8. Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

9. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nisnim lojës.

10. Po! Dilnim atje përjashta! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11. Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.

12. Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.

Atëherë, pyetja e madhe është kjo: si ia kemi dalë që kemi mbijetuar?/bota.al/

Të këshilluara

Patatja 1 milionë euroshe

Një fotograf i njohur e shiti fotografinë e një patatje irlandeze për 1 milionë euro (750 mijë paundu). Kevin Abosch, 46 vje&ccedi...

10:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI