Flash

Shtatë gjërat që NUK duhet të bëni para dhe pas seksit

Lapsi.al 17 December 2015
Shtatë gjërat që NUK duhet të bëni para dhe pas seksit

Edhe për ata që kanë më shumë eksperiencë, këto këshilla janë të rëndësishme për të shijuar marrëdhënien.

Ju mund të keni seksin më të mirë në jetë rreth moshës 40-vjeçare. Kur keni më shumë eksperiencë dhe e dini se çfarë ju pëlqen dhe nuk jeni aq të turpshëm për të shprehur dëshirat tuaja. Mirëpo edhe ata që kanë më shumë eksperiencë bëjnë disa gabime para dhe pas seksit që mund të bëjnë të dështojë ajo gjë e bukur që po kaloni.

 

1. Mos vraponi për në banjo

Ndoshta keni dëgjuar se duhet të shkoni patjetër në banjë pas dushit për të shmangur ndonjë infeksion urinar. Profesori i obstetrikës dhe gjinekologjisë Jennifer Bump, MD, në Baylor College of Medicine në Houston mendon që kjo nuk është e vërtetë. Kështu që përqendrohuni tek seksi (sigurisht që nëse ju duhet patjetër të shkoni në banjë mund ta bëni).

 

2. Mos e mbaroni shishen e verës

Ndërkohë që një gotë verë duket sikur ju ndihmon, duke pirë shumë mund të kaloni një përvojë jo aq të bukur. Në një studim të University of Missouri–St. Louis, 11% e përdoruesve të alkoolit raportojnë se kanë probleme në arritjen e orgazmës. Arsyeja është se alkooli prek një pjesë të sistemit nervor që është e rëndësishme për zgjimin seksuale dhe orgazmën.

 

3. Shmangni (ose rimerrni?) këtë pozicion

Ngritja lart e pjesës së legenit mund ta bëjë më të lehtë konceptimin. Nëse nuk e keni vendosur të keni një fëmijë evitojeni këtë pozicion.

 

4. Mos e lejoni të heqë dorë nga dushi para seksit

Partneri juaj mund të ketë baktere që mund t’i merrni gjatë aktit seksual. Nuk duhet të keni turp për ta bërë këtë.

 

5. Mos konsumoni darkë të bollshme

Shumë prej ushqimeve të cilat janë të shëndetshme- perimet, gruri, drithërat- mund t’ju shkaktojnë gazra gjatë aktit seksual, thotë Cheryl Iglesia, një gjinekologe në Washington. Për të shmangur situatat e turpshme largoni ushqimet më përmbajtje fibrash një ose dy orë përpara seksit. Në vend të tyre konsumoni një copë çokollatë. Në këtë mënyrë do jeni dhe në humor të mirë.

 

6. Mos i vendosni në vend lodrat e seksit nëse nuk i keni larë mirë

Pa një pastrim të mirë mund të merrni infeksione të shkaktuara nga mikroorganizmat, shkruan Anabel. Për të mbrojtur veten tuaj përdorni një spraj ose xhel antibakterial.

 

7. Mos përdorni lubrifikues me përmbajtje menteje

Femrat para ose pas menopauzës shpeshherë përjetojnë probleme me vaginën. Stimulantët lubrifikues shpeshherë përfshijnë mente e cila e irriton lëkurën. Prandaj sugjerohet të përdoren ata që kanë përmbajtje uji në mënyrë që të shmangen problemet.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI