Flash

Për shkak të femrave të bukura shtohet apetiti

Lapsi.al 4 December 2015
Për shkak të femrave të bukura shtohet apetiti

Në shoqëri me femra të cilat u pëlqejnë, meshkujve u shtohet apetiti.

Nëse nuk besoni, kushtoni kujdes se sa hani herën tjetër kur në darkë jeni me ndonjë bukuroshe, sepse me siguri do të ngopeni së ngrëni.

Deri te ky konkludim kanë ardhur hulumtuesit e Universitetit në Kornvel, duke vëzhguar 150 njerëz të cilët kanë ngrënë në një restorant italian, parim i të cilit është “çdo gjë që mund të hash”.

Kur “eksperimentuesit” përfunduan racionin, plotësuan anketën dhe theksuan se a janë të ngopur dhe si janë ndier gjatë ngrënies, transmeton Telegrafi.

Konkludimi është ky: femrat kanë ngrënë të njëjtën sasi ushqimi, pa marrë parasysh se me kë kanë qenë ulur. Mirëpo, meshkujt jo. Kur kanë qenë në shoqëri të damave të cilat kanë dashur t’i impresionojnë, kanë ngrënë 93 për qind më shumë pica dhe 86 për qind më shumë perime sesa kur kanë ngrënë kur kanë qenë me pjesëtarë të gjinisë së tyre.

Autori i studimit, Kevin Kniffin, thotë se meshkujt hanë për t’u dëshmuar. Kështu që në mënyrë të pavetëdijshme sinjalizojnë përparësinë e vet biologjike, gjë që është paradoksale, sepse marrja e pandërprerë dhe e tepruar e ushqimit tregon tipin i cili femrave nuk u është atraktiv.

Mirëpo, me apetit të mirë meshkujt u dërgojnë sinjale femrave që janë të përshtatshëm dhe tolerantë ndaj ndryshimeve.

Megjithatë, ata të cilët shpesh dalin në takime, studiuesit i këshillojnë që të jenë të vetëdijshëm për këtë, në mënyrë që të kontrollohen dhe t’i shmangen shtimit të peshës trupore.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI