Flash

Masat antiterror, SHISH nxjerr në shitje Saurrelin e vitit 1975

Lapsi.al 22 November 2015
Masat antiterror, SHISH nxjerr në shitje Saurrelin e vitit 1975

Në një njoftim publik nga faqja e internetit të Shërbimit Informativ Shtetëror, bëhet e ditur se ky institucion ka nxjerrë në shitje tre kamionë të vjetër. Një prej tyre është një Liaz, tip Saurre, prodhim i vitit 1975. Me një kamion të prodhuar 40 vite më parë, nuk mund të thuash që po punon pa rënë në sy dhe duket se zyrtarët e SHISH kanë vendosur t’i zëvëndësojnë. Por kjo mund të jetë edhe një nga masat kundër sulmeve terroriste, në kuadër të të cilave, policët e rrugores janë armatosur me Kallashnikovë. Dhe pyetja në këtë rast është nëse, këto kamiona, do t’i blenë kamionistët apo koleksionistët?

 

NJOFTIMI I PLOTE

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT NJOFTON PËR FILLIMIN E

PROCEDURAVE TË ANKANDIT PUBLIK PËR SHITJE

AUTOMJETESH(KAMIONA)

Në mbështetje të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për Ankandin

Publik” i ndryshuar, si dhe vendimit nr.1719, datë 17.12.2008 të

Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të ankandit

publik” i ndryshuar, njoftojmë sa më poshtë:

- Fillimin e procedurës së hapur të ankandit për shitje automjetesh

(kamiona), të vlerësuar si të panevojshëm për institucionin për një

periudhë afatgjate, me të dhënat e mëposhtme:

· Benz UNIMOG Kamion, nr. i shasisë: 43511510093392,

viti i prodhimit: 1976.

· Liaz (Saurrel) MT-6 Kamion, nr. i shasisë:

TNI150261L2DA0084, Viti i prodhimit:1986.

· MAN Kamion, nr. i shasisë: 02519261926, viti i

prodhimit: 1975.

- Vlera e përgjithshme fillestare e ankandit 1 800 000

(njëmilionetetëqindmijë) lekë, i ndarë përkatësisht në lote:

Loti I: 600 000 lekë.

Loti II: 600 000 lekë.

Loti III: 600 000 lekë.

- Seti i dokumentave të ankandit do të jetë në dispozicion për çdo

ofertues, në faqen zyrtare të internetit të Shërbimit Informativ të

Shtetit, ndërsa mund të tërhiqet pranë SHISH çdo ditë nga ora 8:00

deri ne 11:00, brenda afatit të fundit të pranimit të ofertave.

- Njoftimi do të qëndrojë i publikuar për një periudhë 22 ditore

kohë gjatë së cilës çdo i interesuar mund të paraqesë me shkrim

ofertën.

- Ofertat do të dorëzohen vetëm dorazi ose me postë pranë

Shërbimit Informativ të Shtetit me adresë Rruga: Kongresi i

Manastirit, Tiranë dhe afati i fundit i pranimit do të jetë data

07.12.2015, ora 10:00.

- Hapja e ofertave do të bëhet më datë 07.12.2015, ora 10:00.

- Ofertat e paraqitura pas afatit të fundit të pranimit të sipërcituar,

do t’u kthehen të pahapura ofertuesve që i kanë paraqitur ato

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI