Flash

Ndotja e Durrësit zbulon problemet me gjuhën shqipe në Ministrinë e Mbrojtjes

Lapsi.al 8 November 2015
Ndotja e Durrësit zbulon problemet me gjuhën shqipe në

Probleme me shkrimin e shqipes nuk kanë vetëm deputetët “e fortë” të parlamentit të Shqipërisë, por edhe institucionet. Më së shumti gabimet në drejtshkrimin e gjuhës i ndeshim në komunikatat e policisë. Por ushtria nuk mbetet pas. Ja çfarë shkruhet në një deklaratë të bërë sot nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me operacionin për pastrimin e plazhit të Durrësit nga ndotja si pasojë e derdhjes së naftës. “Forcat e Armatosura janë të angazhuara në plazhin e Durrësit në operacionin e c'ndotjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme.” Pastrimin nga ndotja, në Ministrinë e Mbrojtjes e quajnë “c’ndotje”, një fjalë që nuk ekziston në asnjë nga fjalorët e shqipes. Dhe kujdes; nuk është një gabim drejtshkrimor. Kjo fjalë përdoret e tillë përdoret disa herë gjatë deklaratë. “Anije c'ndotëse dhe patrullimi kanë rrethuar zonat e ndotura dhe po punojnë për thithjen e ndotjes dhe normalizimin e situatës.” Nëse në Ministrinë e Mbrojtjes duan ta përdorin gërmën “ç” për të ndërtuar antonime, e kanë të gatshme tek fjala “çarmatosje” dhe s’kanë nevojë të armatosen me neologjizma që lindin si pasojë e injorancës në gjuhën amtare. / Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI