Kur vendosëm një vit e gjysmë më parë t’u ofronim lexuesve një alternativë te re për t’u informuar, patëm si qëllim kryesor të krijonim një hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vertetë, si mediumin më të përshtatshëm për të komunikuar në formë të drejpërdrejtë me ndjekësit tanë, që shtohen çdo muaj në dhjetëra mijëra.
Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, por shumë intensive, me raportimin e plot ngjarjeve të rëndësishme dhe përpjekjen e vazhdueshme për të shkuar sa më pranë të vërtetës, lapsi.al arriti të hyjë në përditshmërinë e lexuesve si një media online e paanshme që udhëhiqet nga profesionalizmi.
Sot komunikimi ynë me lexuesin ka arritur në një tjetër fazë. Për këtë arsye kemi vendosur t’i ofrojmë atij një hapësirë për të shprehur ide, kritika, përsiatje e këndvështrime si alternativë të mendimit, duke e bërë pjesë të këtij rrugëtimi që kemi nisur, duke besuar se kjo është forma më e drejtë e ndërveprimit.
Prej ditës së sotme lapsi.al shton në larmishmërinë e rubrikave të tij edhe blogun, një dritare dedikuar lexuesit. Çdonjëri prej jush do të ketë mundësinë të publikojë shkrimet e tij, duke i dërguar në adresën [email protected]. Secili prej blogerëve duhet të jetë i identifikueshëm si kriter i besueshmërisë me të cilën ne i qasemi lexuesit.
Si pjesë e të njëjtit kriter lapsi.al rezervon të drejtën e redaktimit dhe përzgjedhjes së shkrimeve të kësaj rubrike.
Më i miri prej këtyre shkrimeve do të shpërblehet me një çmim nga lapsi.al në fund të çdo viti.