Flash

Nora dhe Era, dy motrat që nuk duan t'i ngjajnë njëra- tjetrës

Lapsi.al 8 August 2015
Nora dhe Era, dy motrat që nuk duan t'i ngjajnë njëra-

Nora dhe Era Istrefi, motra më e madhe dhe më e vogla e tre motrave Istrefi, të cilat bashkë me nënën e tyre përbëjnë familje e "kardashianëve të Prishtinës" shquhen për bukurinë e veçantë, tashmë janë shndërruar në yje të muzikës shqiptare në Kosovë e Shqipëri.

Nora dhe Era vërtet janë motra, vërtet këndojnë të dyja, por në muzikë nuk duan t'i ngjajnë njëra- tjetrës. Më saktë, e vogla, Era, nuk dëshiron fare t'i thonë që trashëgon dellin muzikor të motrës së saj. Më moderne, me pamje dhe stil muzikor krejt tjetër nga motra e madhe, Era Istrefi bën qartë diferencën me të madhen, e cila qoftë në veshje, qoftë në llojin e muzikës është disi më provinciale ose më popullore.

Nëse Nora ishte dhe mbetet një fenomen lokal, Era i ka të gjitha parametrat për t'u shndërruar në një star internacional. Vetëm 20 vjeç, ajo kompozon vetë, shkruan tekstet vetë dhe i këndon këngët e saj. Ka një diferencë kulturore të qartë me dy motrat e tjera, Norën dhe Nitën (në foton kryesore kur ishin të vogla) dhe këtë tenton të tregojë sa herë i jepet mundësia.

Era Istrefi, nëse dikush nuk do ta dinte, vështirë të dukej si pjesë e familjes së famshme të femrave të bukura. Edhe në daljet publike, Era është provokuese, me përgjigje të zgjuara dhe plot ironi, larg klisheve dhe frazave pa brendi që rëndom përdor estrada në Kosovë e Shqipëri, përfshi edhe motrën e saj. Dhe sigurisht, tregu modern sot dhe rinia parapëlqejnë Erën.

Siç duket edhe nga këto postera që po publikon lapsi.al, edhe preferencat për zonat ku japin shfaqje motrat Istrefi e bën qartë diferencën. Nora do të këndojë sot, pas pak orësh, në plazhin e Velipojës. Ndërsa Era, në clubin e njohur të jugut, Havana. Dihet se çfarë shtrese pushuesish e frekuenton plazhin e Velipojës. Zakonisht aty preferohet muzika tallava ose në mos një muzikë më popullore dhe më ballkanike. Ndërsa në club-et e jugut, ka një tjetër kategori pushuesish, kryesisht të rinj që përbëjnë një lloj elite në shijet muzikore shqiptare. Era do të këndojë për ta. Ka edhe më shumë... Era do të ketë në krah Ledri Vulën, një tjetër fenomen mashkullor që po i çmend vajzat e reja, ndërsa Nora një dj me shumë më pak famë se Ledri. /lapsi.al/

Të këshilluara

Eneida Tarifa shton ca kile

Paparacët e kanë kapur edhe drejtuesen e Portokallisë këngëtaren Tarifa në plazhin e Dhërmiut. Ndryshe nga format perfekte që shfaq në skenën e estradës me biki...

10:17

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI