Flash

Sadije Berisha i merr kalin Shkëlzenit: Tani do vrapojë i lirë (FOTO)

Lapsi.al 6 August 2015
Sadije Berisha i merr kalin Shkëlzenit: Tani do vrapojë i lirë

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës ka ardhur në Tiranë për të marrë kalin, të cilin djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk pranonte t’ja jepte. Sadije Berisha e ka njoftuar vetë në Facebook udhëtimin e saj nga Suedia për në Tiranë. Ja cfarë shkruan ajo:

“1 Korrik, nisa udhëtimin tim me makinë për në Shqipëri që më në fund pas shumë viteve pritjeje dhe shprese duke u marrë me arrogancën, neglizhencën, dhe më të keqen e të gjithave mungesën e ndjeshmërisë, arrita të bëj atë cka shumë njerëz më kanë thënë që smund ta bëja asnjëherë.

Mora hua një trailer kuajsh dhe u nisa drejt Tiranës, ngarkova kalin tim Mary dhe vazhdova rrugën…

Nuk qe një rrugë e thjeshtë dhe nuk është dicka që e rekomandoj pa pasur një durim prej celiku ( durim derri) Por do ta bëja përsëri për të mbajtur premtimin ndaj Mary dhe ti jepja asaj një jetë më të mirë.

Ne tani kemi mbërritur në Gjermani rrugës për në Danimarkë, Suedi dhe drejt shtëpisë në ishujt e kripur. Mary do të kuptojë për herë të parë në 8 vite cdo të thotë të vraposh e lirë në fusha të gjelbërta”, shkruan Sadija në rrjetin social./Lapsi.al

v

Të këshilluara

Eneida Tarifa shton ca kile

Paparacët e kanë kapur edhe drejtuesen e Portokallisë këngëtaren Tarifa në plazhin e Dhërmiut. Ndryshe nga format perfekte që shfaq në skenën e estradës me biki...

10:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI