Flash

Holta Dulaku pranon se Tuna nuk e ka marrë apartamentin: Kërkon shtëpi 500 mijë euro

Lapsi.al 30 June 2015
Holta Dulaku pranon se Tuna nuk e ka marrë apartamentin: Kërkon

Duket se nuk e ka vënë ujin në zjarr nga akuzat, madje përgjigjia e producentes së Dancing With the Stars ka tingëlluar aq sportive, sa të gjithë do ta besonin se Tuna ka kërkesa absurde, jashtë kontratës së fituesit. Bëhet fjalë për dritë-hijet e një skandali që duket po shpërthen së fundi, në lidhje me një deklaratë të këngëtares fituese të DWTS. Sipas Tunës, Holta Dulaku e ka mashtruar, pasi nuk i ka dorëzuar çelësat e apartamentit që i takon, sot e 5 muaj më parë.

Holta Dulaku, bashkëshortja e njërit prej pronarëve të Vizion Plus, ka reaguar me qetësi për atë që mund t'i njollosë 2-fish spektaklin, pasi as Lori Hoxhës nuk i dha çmimin e premtuar. "Tuna nuk e ka marrë shtëpinë se është ende duke zgjedhur. Vip-at tanë nuk kuptojnë një gjë, që çmimi i spektaklit është një apartament me vlerën deri në 50 mijë euro. Kush fiton Dancing kërkon gjithmonë apartament mbi 500 mijë euro." - është shprehur për gazetarin Olti Curri, producentja Dulaku.

Nuk dihet se si e ka pritur Tuna këtë reagim dhe mbi të gjitha, a ka rënë dakord këngëtarja të heshtë përballë këtyre të vërtetave të ndryshme nga ato të sajat?

Të këshilluara

Marina Vjollca e preferon të trashë

Kur themi të trashë, kemi parasysh puron në buzët e prezantueses së Top Channel. Nuk është aq e dëmshme sa cigaret normale, për shkak se konsumohet më rrallë dh...

22:48

Drini Zeqo nxjerr shalët në plazh

Nëse mendonit se vetëm femrat duan të krenohen me format e trupit të tyre, gaboheni! Janë edhe meshkujt e televizionit të cilët nuk i shpëtojnë dot reklamimit ...

08:32

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI