Flash

EKSKLUZIVE/ Pas Lori Hoxhës, as Tuna nuk e ka marrë apartamentin nga Dancing With the Stars

Lapsi.al 29 June 2015
EKSKLUZIVE/ Pas Lori Hoxhës, as Tuna nuk e ka marrë apartamentin nga

Kanë kaluar rreth 5 muaj nga triumfi në Dancing With the Stars, por me sa duket, Tuna nuk e ka materializuar çmimin e premtuar. Këngëtarja e cila braktisi gjithçka në 12 javët e konkurimit për spektaklin e kërcimit, pas fitores, ka folur për herë të parë për këtë temë, në një intervistë ekskluzive për Abc News. 

E ftuar për të kënduar pranë fansave në kryeqytet, këngëtarja e hiteve shqiptare, nuk shihet aspak entuziaste, gati e nervozuar, kur i duhet të tregojë për atë që ajo e quan shtëpinë e saj të tretë, pas Shkupit dhe Prishtinës: “Ja ku jam në Tiranë, këtu ku normalisht duhet të kisha apartamentin e fituar në Dancing With the Stars, por… më mirë mos flasim për këtë argument pasi është çështje serioze dhe do t’i dedikoj një dalje publike për të treguar të vërtetën.” - rrëfen Tuna për mikrofonin e Abc News, duke lënë të kuptohet se gjithë reklama që iu bë natën Finale të spektakit, ka rezultuar një mashtrim. Hakmarrja e ftohtë e këngëtares që rezultoi e preferuara e publikut dhe jurisë në sezonin e shkuar të “DWTS”, duket qartë gjatë intervistës më poshtë. 

Në shkurt të këtij viti, në javën e Finales së edicionit të pestë, spektaklin “DWTS” dhe producenten e tij Holta Dulaku, e sulmoi edhe fituesja e vjetshme, Lori Hoxha. Edhe Lori pretendoi se nuk ishte shpërblyer me apartamentin e premtuar. Replikat mes trashëgimtares së TCH dhe bashkëshortes së njërit prej pronarëve të Vizion Plus, degjeneruan në sharje e fyerje personale. Siç duket, historia po përsëritet. VIP-at marrin pjesë në këtë show, lenë impenjimet personale e profesionale, por në fund, marrin vetëm zhgënjim. 

Shihni në videon më poshtë intervistën e plotë, ku Tuna tregon për herë të parë, detaje mbi projektin e saj ambicioz “Nobody There” dhe surprizat që po përgatit për verën 2015.  

Të këshilluara

Drini Zeqo nxjerr shalët në plazh

Nëse mendonit se vetëm femrat duan të krenohen me format e trupit të tyre, gaboheni! Janë edhe meshkujt e televizionit të cilët nuk i shpëtojnë dot reklamimit ...

08:32

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI