Flash

Fillon shitja e votave online, 200 euro oferta e re

Lapsi.al 17 June 2015
Fillon shitja e votave online, 200 euro oferta e re

Katër ditë përpara të dielës së zgjedhjeve, një tjetër mënyrë shit-blerje votash duket se ka nisur të përhapet me shpejtësi. Jo më thasë mielli, as kupona xhinsesh, por euro dhe plot 200, për të dhënë votën e sigurtë për kandidatin/partinë që përfiton ofertën.

Përveç praktikës së zakonshme të blerjes nën dorë apo derë më derë, siç është denoncuar shpesh, tashmë votuesit shqiptarë duket se duan ta legjitimojnë tregun e votave. Njoftimi i çuditshëm gjendet në një nga faqet online që ofron shërbime shit-blerje të produkteve të ndryshme. Personi në fjalë ka lënë kontaktin për të gjithë të interesuarit. Dhe siç thuhet në këto raste, të fitojë, më i shkathti më i shpejti dhe natyrisht, ai që ia mban xhepi.

Të këshilluara

Policët kanë probleme me shqipen

Një vajzë gjeti këtë fletë gjobe në makinën e saj. Polici rrugor shkruan: ''NUK JEP PERPARS KAMSOR KISESHI SINJALISTI...

09:47

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI