Flash

Top Fest pritet t’i japë çmimin e parë një kënge të kopjuar?

Lapsi.al 27 May 2015
Top Fest pritet t’i japë çmimin e parë një

Më 31 maj pritet të mbahet nata finale e të ashtuquajturit Top Festi i Fundit. Siç paralajmëruan organizatorët, fesivali i muzikës moderne që nisi 12 vite më parë, do të ndryshojë vitin e ardhshëm. Nuk do ketë konkurim të përditshëm, me fazën prezantuese, as gjysmëfinale, por gjithë organizimi do të kulmojë në një natë të vetme, që sipas Lori Hoxhës do t’i ngjajë një ceremonie “Grammy apo Mtv Awards”. Kur kanë mbetur dhe -4 ditë nga shfaqja në Pallatin e Kongreseve, në media dhe rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë emrat që shihen si favoritë për vendin e parë.  

Nisur nga popullariteti i këngës, shikimeve në youtube (më e klikuara, mbi 3,705,594)  Noizy dhe Elgit Doda, përfliten si fitues të kupës së Top Festit të Fundit. Bashkëpunimi i dyshes, duket se do të marrë edhe pëlqimin e jurisë profesioniste, e cila në raport me votat e publikut, vendos çmimin kryesor. 

Dyshimet se fitorja e Noizyt dhe Elgitit është vulosur tashmë, shtohen po të kujtojmë trajtimin special që stafi i këtij festivali i bënë pak ditë më parë reperit. Për xhirimin e klipit të Noizy-t që do të shfaqet natën e 31 majit, u rezervua një helikopter i urgjencës mjeksore që u ul përpara Presidencës. Burime për lapsi.al thanë se “e gjithë shfaqja në Pallatin e Kongreseve do të jetë teknologjike dhe efektet kanë një rol të rëndësishëm, por helikopteri nuk ngrihet kot…” – duke lënë të kuptohet se ky investim ka të bëjë pikërisht me momentin kulmor të show-t, kur do të ndahet çmimi i parë. 

Në kampin tjetër, kundërshtarët ndryshe nga fansat, e kanë shpallur hapur mospëlqimin për këngën e Noizy-t dhe Elgit Dodës. Komentet në rrjetet sociale flasin për kopje. Hiti “Vetëm ti je”, thuhet se është “vjedhur” nga artisti i njohur i muzikës ‘dancehall Reggae’, Sean Paul. Më poshtë mund të dëgjoni ngjashmërinë mes dy këngëve.

Top Fest në edicionin e fundit, duket se po riciklon fatin e 12 viteve më pare. Atë kohë çmimin kryesor në festivalin e muzikës moderne shqiptare e fitoi kënga me bazën e kopjuar nga fillimi në fund, “Lady” – Stine feat. Abi. 

Të këshilluara

Rezarta Shkurta masakron një nuse

Fantazia e këngëtares që punon si fotografe duket se nuk ka kufij. "Viktima" e rradhës e Rezarta Shkurtës është një vajzë e re, e veshur si nuse, të cilën e ka ...

22:26

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI