Flash

Rilind fermeri/ Dikur akuzonte Ramën, sot Berishën

Lapsi.al 20 May 2015
Rilind fermeri/ Dikur akuzonte Ramën, sot Berishën

Në Dibër, kryeministri Rama, veç prezantimit të kandidatit për bashkinë pa nga afër edhe disa investime. Ai vizitoi një fabrikë të përpunimit të frutave, të ngritur me mbështetje të qeverisë. Fermeri që e ka ndërtuar atë nuk është krejt i panjohur. Ai quhet Veip Salkurti. U bë i njohur në konventat e PD –së në fushatën e vitit 2013. Në atë kohë, akuzonte opozitën për bllokim të reformave. Ndërsa sot, me fitoren e Rilindjes, në takimin me Ramën akuzoi Berishën se nuk e ndërtoi rrugën e Arbërit. Duket se stafi i kryeministrit është kujtuar për të shkuarën e tij, ndaj edhe ka postuar në faqen e tij në Facebook videon ku ai shfaqet me një tjetër qëndrim si për kreun e qeverisë ashtu edhe për paraardhësin e tij. Për më tepër shihni videot. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI