Flash

Vizita luksoze e çiftit Rama në Emirate/ Ja sa kushton çanta e zonjës së kryeministrit

Lapsi.al 14 April 2015
Vizita luksoze e çiftit Rama në Emirate/ Ja sa kushton çanta

“Sipas vendit edhe kuvendi”, - kjo fjalë e urtë popullore duket se po i përshtatet më së miri vizitës së këtyre ditëve të kryeministrit Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe. Së bashku me disa nga ministrat e kabinetit dhe me pjesëmarrjen e veçantë të zonjës së tij, Edi Rama ka udhëtuar me çarter dhe po shijon ditët e luksit që të ofron Dubai përrallor.

Por, nëse udhëtimi dhe akomodimi në hotel “Hyatt” (ku minimalisht një natë kushton 700 euro) janë paguar nga biznesmenët që e kanë ftuar kreun e qeverisë shqiptare, po për çantën e zonjës Linda kush ka sponsorizuar?

Themi sponsorizuar, pasi bëhet fjalë për një shpenzim marramendës që bashkëshortja e kryeministrit mban në krahë, në një nga fotot e vizitës. Çanta “Chanel” boy python, është e koleksionit të këtij viti, punuar me lëkurë gjarpri dhe kushton 9600$. Me sa duket, do të duhej kjo vizitë në një nga vendet më të pasura të botës, që familja Rama të tregonte se kur bëhet fjalë për luks, edhe Shqipëria nuk mbetet prapa! 

Të këshilluara

Monica Bellucci tregon gjoksin

  Monica Bellucci duket e lumtur pamvarsisht moshës.  Aktorja bukuroshe 50- vjeçare u fotografua në Paris me disa mikesha t&...

06:45

Tuna shijon prekjet e të dashurit Cozman

Ata janë një çift që kujdesen t'a shfaqin dashurinë për njëri-tjetrin, por Tuna & Cozman, nuk fshehin as ato skena që mund t'i shijojnë në intimitet. Pas deklar...

11:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI