Flash

Mbresëlënëse/ Rrufeja godet avionin (video)

Lapsi.al 5 April 2015
Mbresëlënëse/ Rrufeja godet avionin (video)

Oëen Craft, student i Universitetit të Washingtonit, ka thënë se ka qenë në pritje që të kapte me kamerën e tij rrufenë të mërkurën mbrëma kur kapi pamjet e dy aeroplanëve duke u goditur nga rrufeja derisa po i afroheshin aeroportit ndërkombëtar “Seattle-Tacoma”. “U shtaga për një moment sepse nuk po mund t’iu besoja syve”, thotë ai për KOMO-TV. “Menjëherë e kuptova se kisha kapur diçka mbresëlënëse”. Aeroplanët më vonë u identifikuan si “Alaska Air Flight 515” dhe “Alaska Air Flight 731”. Kim Dodge, pasagjere në Flight 731, tha se ishte duke shikuar përmes dritares kur rrufeja goditi aeroplanin. Zyrtarët e aeroportit thanë se pasagjerët asnjëherë nuk ishin në rrezik, pasi që aeroplanët janë të ndërtuar në atë mënyrë që t’iu bëjnë ballë rrufeve./koha.net/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI