Flash

Gjesti i një të pastrehi, prek miliona amerikanë

Lapsi.al 1 March 2015
Gjesti i një të pastrehi, prek miliona amerikanë

​Një i pastrehë amerikan ka prekur zemrat e miliona njerëzve. Ai mbeti pa shtëpi në nëntor të vitit të kaluar, kur banesa e tij u shkatërrua plotësisht nga zjarri. Gjatë stuhisë së borës që shpërtheu nëpër Kolorado javën e kaluar, Shelby Hudgens ka ndihmuar disa të huaj dhe së bashku me ta kishte shtyrë makinat e tyre që mbeteshin në dëborë. Pamjet u regjistruan nga kamerat e stacionit televiziv lokal, që ishin në terren. Ndihma e të pastrehit preku shumë persona dhe për këtë shkak nisi një aksion për të mbledhur donacione për të ndihmuar Hudgens. Brenda 5 ditëve, shumë njerëz kishin mbledhur më shumë se 8 mijë dollarë. Përveç kësaj, një nga shikuesit i kishte paguar një dhomë hoteli, dhe një tjetër i ofroi atij një punë. Shelby Hudgens ishte tronditur. Ai tha se ai ishte i pastrehë që nga nëntori të vitit të kaluar, kur shtëpia e tij u shkatërrua nga zjarri. Që atëherë, ai është duke jetuar në një makinë me qenin e tij. Gjestin human që ai e bëri, për atë do të mund të thotë një fillim të ri për një jetë më të mirë.

Të këshilluara

Ja si festojnë burrat shqiptarë

Kjo video është marë nga një festë mashkullore diku afër Fushë Krujës. Eshtë interesante të shikohet se si har...

15:35

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI