Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Aktori Besmir Bitraku: Çfarë më thanë policët në komisariat

Lapsi.al 1 March 2015
Aktori Besmir Bitraku: Çfarë më thanë policët në

Roli i “Maskës”, i kushtoi Besmir Bitrakut, aktorit të Teatrit të Durrësit, disa orë qendrim në ambientet e policisë. Pas përfundimit të programit “Zonë e lirë”, ku aktori u prezantua, si grabitësi i një shume të hollash në kompaninë “Neranxi”, tre policë civilë e morrën atë për ta shoqëruar në komiariat. “Ishin të sjellshëm dhe seriozë” – tha Bitraku në një intervistë për Tv Klan. Për asnjë moment gjatë aktrimit të tij në studion e “Zonë e Lirë”, Besmiri nuk e kishte menduar se kjo pjesë teatrale do të përfundonte me ardhjen e forcave të policisë. “Unë isha në studio, por në fakt nuk kërkova asgjë. Një person që bën një gjë të tillë shkon në një studio televizive dhe kërkon diçka, ndërsa unë nuk kërkova asgjë” - tha ai. Bitraku thotë se qëndroi në komisariat vetëm për kryerjen e procedurave të verifikimit të personit. “Policët më thanë, e luajte vërtet shumë mirë rolin”- tregon Bitraku. Ai rrëfen se pranoi propozimin e Arian Çanit për të veshur kostumin e “Maskës” dhe të bëhej protagonist kryesor i këtij miniteatri, për shkak se e konsideron të padrejtë faktin që ligji nuk të jep të drejtën të vetëmbrohesh nëse dikush të kërcënon me armë. Për Besmir Bitrakun, “Maska” është personazhi që nuk do të përsërisë më, edhe pse e pranon me buzëqeshje që është roli që i dha famën brenda pak minutave. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI