Flash

Braziljanja Andresa: Lidhja ime me Arditin

Lapsi.al 22 February 2015
Braziljanja Andresa: Lidhja ime me Arditin

Të gjithë e njohin “çokollatën” që mban çdo të diel në krah Ardit Gjebrea, sepse tani Andresa Ambrosio i kaloi 5 vitet në Shqipëri (edhe pse gjuhën shqipe nuk e mësoi që nuk e mësoi siç duhet). Por ajo që ndoshta nuk dihet nga të gjithë është fakti që vajza çapkënë e së dielës, që nga muaji mars do të fillojë një profesion tjetër. Në një intervistë për gazetën “Paloma”, Andresa ka rrëfyer më shumë për jetën në prag të diplomimit dhe planet që ka për të ardhmen e afërt pas kësaj periudhe. Pas tre vitesh studimi në një nga universitetet private në vend, Andresa po punon për diplomën dhe për klinikën e saj, të cilën do ta hapë në muajin mars, së bashku me dy kolegë të saj. Profili që çuditi më shumë publikun ishte ai i dy javëve më parë, kur Andresa rrëfeu një pjesë të errët të jetës së saj. Në një moshë shumë të re (14 vjeç), daja kishte tentuar ta përdhunonte dhe këtë histori të trishtë, që e bëri të derdhë lot live në program, Andresa nuk do që ta komentojë më: “… nuk dua të flas më për këtë. Doja vetëm t’u jepja një mesazh njerëzve që vuajnë në situata të ngjashme”,- ka thënë ajo.

 

Ndërsa profili si fizioterapiste i ka lindur sërish nga një ngjarje e pakëndshme familjare: “E kam dashur gjithmonë Fizioterapinë. Kur isha 17 vjeç, kisha xhaxhanë me kancer dhe ai kishte nevojë për fizioterapi, kështu që i vija në ndihmë. Kështu ndodhi që mori drejtim pasioni im më vonë. Por më parë ama, kam dashur të bëhem veterinere.”

Arditi, në fakt, thotë Andresa, nuk di asgjë për planet e saj të fundit në lidhje me Fizioterapinë. S’kanë pasur rast të flasin për këtë. Ama, ajo është partnerja që ka qëndruar më gjatë në krah të Ardit Gjebreas, sepse ai është i bindur në çdo sezon që kalon që Andresa duhet të jetë aty: “… 5 vjet me të dhe jam e habitur që më mban në çdo sezon që kalon”.

Kështu, vajza e ekranit di t’i kombinojë shumë mirë gjërat që bën në jetë. Dhe e dini pse? Sepse i bën të gjitha me pasion. Sa për marrëdhënien me partnerin e saj, për të cilin Arditi e ngacmon thuajse gjithmonë, ajo thotë: “Me Mirkon, shumë mirë. Zihemi, pastaj pajtohemi e flemë të përqafuar. Kur nuk kemi ç’të bëjmë, gjejmë një arsye për t’u zënë sërish.” Ajo, po ashtu gatuan pilaf me fasule, bamje me pulë (jo me mish, si ne), ndërsa pjesën tjetër… ia lë Mirkos.

Vajza fatsjellëse e Telebingos i kënaq të gjithë nga pak. Çdo të diel, ajo përpiqet t’u dhurojë fat shumë shqiptarëve që bëhen pjesë e lojës popullore në Tv Klan: “Më thonë shpesh që jam fatsjellëse, por nuk e di këtë. Natyrisht, për ata që fitojnë po”.

(revista class)

Të këshilluara

Aurela Hoxhën e zë vapa, zhvishet

Zhveshja e Aurela Hoxhës nuk është ndonjë surprizë, por ndryshe nga herët që për hir të artit është dashur të tregojë asetet, kësaj rradhe duket se modelen e ka...

11:57

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI