Flash

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Çifti i deputetëve Xhaçka-Gaçi bëhen me vajzë për Shën Valentin

Lapsi.al 18 February 2015
Çifti i deputetëve Xhaçka-Gaçi bëhen me

Ka qenë me siguri një Shën Valentin i veçantë ky për çiftin e deputetëve të Partisë Socialiste Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi. Ata janë bërë me një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Hana. “Ndihem e plotësuar. Hana ka ardhur si një bekim në jetën tonë. Lumturi më të madhe nuk kam provuar në jetë, është një ndjesi unike që çdo nënë besoj se e përjeton teksa mban në krahë fëmijën e saj”, – ka thënë për “Gazetën Shqiptare”. “Nuk e kishim programuar ditën e lindjes, thjesht ndodhi që vajza të vinte në ditën e të dashuruarve. Prej kohësh e kishim menduar emri ‘Hana’. Jemi besnikë sa u përket emrave dhe donim një emër sa domethënës aq edhe të veçantë, gjithnjë një emër shqiptar. Kur morëm vesh që ishte vajzë, menduam për ‘Hana’ dhe na pëlqeu të dyve. Ishte një zgjedhje e përbashkët”.

Edhe pse shumë e lumtur dhe e dedikuar Hanës, Olta rrëfen se shumë shpejt do t’u rikthehet obligimeve që ka. “Nuk do të kaloj shumë kohë në shtëpi, pasi më duhet të rikthehem në Parlament. Do të mundohem të balancoj kohën mes vajzës dhe punës, pasi nuk dua të largohem për shumë kohë nga puna që kam si deputete. Më duhet të jem pranë qytetarëve që më kanë besuar, kam një kontratë me ta dhe nuk mund t’i braktis”.

Olta ka zgjedhur që ta shijojë mëmësinë larg syrit të publikut, duke e mbajtur imazhin e vajzës të distancuar nga mediat. “Mendoj se do të kalojë shumë kohë derisa të shfaqet në media një foto e Hanës. Nuk kam dëshirë që ta shfaq, pasi është shumë e vogël dhe mediatizimi nuk ka përse të bjerë dhe mbi të”, – shprehet Olta Xhaçka. 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI