Flash

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Foto e censuruar e Berishës për Shën Valentinin. Pa Arminën. Ajo i përgjigjet

Lapsi.al 14 February 2015
Foto e censuruar e Berishës për Shën Valentinin. Pa Arminën.

Një urim plot me ikona dhe me lule. Sali Berisha që është bërë m,jeshtër në përdorimin e Facebookut, ka postuar sot një status plot me zemra dhe me lule për ditën e Shën Valentinit. Por ajo që ka bërë përshtypje në këtë ditë është fotoja me të cilën ish kryeministri e ka shoqëruar statusin e tij ku shkruan:

“Sot dita e zemrës, e forcës së pashtershme të dashurisë së saj, e gjuhës së ndjenjave, pasionit, energjisë, endrrave më të bukura dhe magjepëse të njeriut që ndryshojnë më shumë se gjithçka tjetër jetën tonë. Gëzuar Shën Valentinin. Sb

Pra në foton që ka postuar, Berisha duket vetëm me të shoqen dhe dy fëmijët ndryshe nga zakonisht, kur në raste festash ai boton foto me gjithë familjen. Duket se i futuri rishtaz në PD, Jamarbër Malltezi është fshirë nga ky urim vetëm për të mos pasur detyrimin që edhe Shkëlzeni të pozonte cift me prindërit në ditën e të dashuruarve. Prandaj Berisha ka zgjedhur të postojë një foto vetëm me djalin dhe vajzën.

Ky ndryshim ndoshta është bërë sepse familja Berisha ende nuk e ka pranuar lidhjen e Shkëlzenit me Arminën. Në të vetmin rast ku ata janë përballur në publik, gjatë ballos presidenciale të vitit të ri, prindërit nuk i kanë folur të dashurës të të birit.  

Por pak kohë më parë vetë armina mellani e ka mohuar këtë fakt. Gjatë një rrëfimi të gjatë në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo pohoi se e ka takuar ciftin Berisha. Pjesa ku gjatë intervistës, Armina u duk më e kontraktuar dhe ulte vështrimin në tokë teksa fliste, ishte kur ajo u pyet për për marrëdhëniet e saj me Sali dhe Liri Berishën. Ajo ka pohuar se i ka takuar prindrit e Zenit- kështu e thërriste gjatë gjithë emisionit- dhe është ndjerë mirë me ta. “Është ndryshe kur ata që i ke njohur përmes ekranit i takon realisht”, ka thënë ajo, duke ulur përsëri sytë në tokë dhe duke shtuar: “edhe Zeni i ka takuar prindrit e mi”. Pastaj ka shtuar: "Ata janë njerëz të veçantë dhe ndjehesh mirë në bisedë, besoj ashtu janë ndjerë edhe ata me mua. Unë dhe Zeni jemi rritur me ndjenjat e respektit për familjen”. Ky ka qenë rrefimi i parë televiziv i Armina Mevlanit për një ekran shqiptar. Ajo nuk e kish treguar kurrë më parë historinë e dashurisë së saj, që shpesh ka pushtuar faqet e kronikës rozë.

statusi Armines lart postimi i Berishes

Por si për t’iu përgjigjur kësaj mungese, Armina i ka bërë një karshillëk të vogël babait të të dashurit. Edhe ajo ka botuar një urim për Shën Valentinin, por duke postuar një foto shumë tërheqëse me të dashurin e saj. Me sa duket lufta në distancë vazhdon, si në shumë familje shqiptare, që mezi e pranojnë lidhjen e djemve pas martesës vazhdon. Kjo ka bërë që edhe Sali Berisha të botojë një foto të censuruar, ditën e shën Valentinit. 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI