Flash

Hajduti i bankës kapet sepse çanta me para ishte shumë e rëndë (video)

Lapsi.al 5 December 2014
Hajduti i bankës kapet sepse çanta me para ishte shumë e

E gjitha ka ndodhur në një qytet të Kinës. Një hajdut nuk mund të arratiset më çantën e mbushur me para të vjedhura sepse ishte tepër e rëndë. Në videon që po bën xhiron e botës ai duket qartë që tërheq zvarrë një thes me para, që peshonte plot 80 kilogram. Si pasojë ai u plagos nga policia me një plumb në këmbë dhe u dërgua në burg. Autoritetet lokale thanë se ai kishte vjedhur 1.17 milion yuanë, pak më shumë se 220 mijë euro, të cilat janë kthyer menjëherë në bankë. “E urrej veten që kam bërë diçka të tillë” - tha djaloshi në gjykatë. “Do të sillem më mirë kur të dal” – shtoi ai./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI