Flash

Vdes në fushë duke festuar golin

Lapsi.al 20 October 2014
Vdes në fushë duke festuar golin

Futbollisti 23 vjeçar, Peter Biaksangzula, vdiq pasi dëmtoi fatalisht shtyllën kurrizore duke bërë salto për festimin e një goli. Ai goditi kokën gjatë kërcimit pasi shënoi golin e barazimit për ekipin e tij në kampionatin e kategorisë së dytë në Indi. Pas kërcimit, shokët e ekipit të tij dhe arbitri, kuptuan se 23 vjeçari kishte pësuar një dëmtim të rëndë. 

Ai u transportua menjëherë në spital, por megjithë ndërhyrjen kirurgjikale, djaloshi nuk mundi të mbijetojë. Një zyrtar i futbollit në Indi tha se "Peter ishte një lojtar shumë i talentuar, i cili ëndërronte të luante në ligën kombëtare".

Peter qëndroi gati një javë në gjendje të rëndë derisa ndërroi jetë të dielën. Ai ra dakort përpara se të vdiste që të dhuronte sytë e tij.

Të këshilluara

Mësuesja rreh brutalisht studenten

Një mësuese nga Baltimora në SHBA po hetohet për veprimin e saj pas publikimit të një videoje ku tregohet se si ajo ka rrahur nj&e...

14:56

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI