Flash

Të burgosurit filmojnë arratisjen

Lapsi.al 18 August 2014
Të burgosurit filmojnë arratisjen

13 të burgosur të konsideruar të rrezikshëm u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në shtetin brazilian të Goia-s. Por më shumë se arratisja e tyre, lajmi u përhap me shpejtësi për shkak të një videoje të realizuar nga vetë të burgosurit. Njëri prej tyre ka regjistruar punimet në galerinë nëntokësore të qelisë dhe e ka postuar në rrjetet sociale. Në filmimin prej 20 sekondash protagonisti thotë: “Jemi duke gërmuar dhe kemi ecur mirë!”. Autoritetet thanë se 13 të burgosurit kanë mundur të çajnë tunelin për më pak se 60 ditë. Policia braziliane deklaroi se është vënë në kërkim të të arratisurve që cilësohen me rrezikshmëri të lartë. Deri tani janë kapur vetëm 2 prej tyre, ndërsa është pezulluar nga detyra i gjithë personeli i burgut, përgjegjës për ruajtjen e tyre.

Të këshilluara

Shfaqen UFO-t në Kanada

Një video e xhiruar nga një televizion kanadez në periferi të Vankuverit ka bërë xhiron e botës. Grupi televiziv po pasyronte...

15:42

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI