
Një zëvendëspresidente e Bank of America është vrarë me thikë në Times Square, në New York, në një sulm të rastësishëm dhe të paprovokuar. Viktima është identifikuar si Erin Piacenti, 32 vjeçe. Në sulm mbeti i plagosur edhe një 68-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Sipas Policisë së New York-ut, autorja e dyshuar ishte Pamela Cisneros, 49 vjeçe. Pas sulmit, ajo u përball me efektivët duke mbajtur dy thika dhe u qëllua për vdekje nga policia.
Komisionerja e NYPD-së, Jessica Tisch, deklaroi se deri tani nuk ka të dhëna që viktimat dhe autorja njiheshin më parë. Bank of America konfirmoi vdekjen e punonjëses së saj, duke u shprehur “e tronditur dhe thellësisht e pikëlluar” nga humbja. Policia vijon hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e sulmit.