Flash

Shpërthim pranë një stacioni treni në Gjermani, raportohet për disa persona të plagosur

Lapsi.al 2 September 2026

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të stacionit qendror të trenit në Augsburg, Gjermani. Ngjarja ka shkaktuar disa të plagosur lehtë dhe ka vënë në lëvizje një operacion të gjerë të policisë. Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në një kalim të brendshëm të një godine pranë stacionit. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ishte objekti që shkaktoi shpërthimin, ndërsa hetuesit kanë nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. Disa persona kanë marrë dëmtime të lehta, kryesisht si pasojë e valës së goditjes. Nga shpërthimi janë thyer gjithashtu disa xhama në ndërtesat përreth.

Pas incidentit, policia ka izoluar zonën dhe ka mbyllur përkohësisht godinën e stacionit, ndërsa një nga linjat e trenave është pezulluar si masë sigurie. Pjesa tjetër e shërbimit hekurudhor vijon, ndërsa udhëtarëve u është kërkuar të përdorin hyrjet veriore dhe jugore të stacionit. Ngjarja ka sjellë gjithashtu kaos në qarkullimin rrugor dhe transportin publik. Disa akse pranë stacionit janë mbyllur, ndërsa autobusët, tramvajet dhe trenat po përballen me vonesa dhe ndërprerje të përkohshme. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të shmangin zonën e stacionit deri në përfundimin e ndërhyrjes dhe verifikimeve të policisë.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI