Flash

U rrëzua aksidentalisht në banesën e motrës së tij, humb jetën 62-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 18 July 2026

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht në banesën e motrës së tij në Korçë. Viktima, banues në Bilisht, kishte shkuar për vizitë kur ndodhi ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai rrëshqiti në tualet dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.

62-vjeçari u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI