Flash

Dhunuan policin në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona

Lapsi.al 18 July 2026

Një ditë para atentatit ku mbeti i plagosur Thimjo Rubati, djali i tij me precedentë, Andrea Rubati, është përfshirë në një tjetër ngjarje. 27-vjeçari është në kërkim për dhunë ndaj efektivit të policisë, së bashku me dy shokë të tij.

Andrea Rubati, 27-vjec, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç, dyshohet se kanë goditur dhe kanosur me thikë oficerin e Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Nga hetimet mësohet se Mihal Velço, me detyre oficer në Komisariatin e Policisë Sarandë u prezantua si punonjës policie dhe u kërkoi tre të rinjve të mos kryenin manovra të rrezikshme me motor në qytet. Dyshohet se ata e kanë fyer, goditur për shkak të detyrës dhe kanosur me thikë.

Pas ngjarjes, tre të dyshuarit që kanë dhe precedentë të mëparshem penalë, janë larguar me motor nga vendngjarja. Policia bën të ditur se jane identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi oficeri nuk i ka njohur.

Rubati, Lefteri dhe Dalanaj janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Kanosja". Policia ka ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, por ende s’ka rënë në gjurmët e tyre. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI