Flash

11 emigrantë rrezikuan mbytjen në Vlorë, arrestohet organizatori i trafikut

Lapsi.al 18 July 2026

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë ishullit të Sazanit, ku 11 klandestinë nga vendet e treta rrezikuan të mbyteshin në det të hapur teksa udhëtonin me një gomone. Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga organizatorin e kësaj tentative të dështuar trafikimi drejt Italisë, i cili ndodhej vetë në bord.

Në pranga ka rënë shtetasi afgan M. E., 43 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërkohë, 10 klandestinët e tjerë që u shpëtuan nga bordin e gomones – shtetas nga Bangladeshi, Pakistani, Liberia dhe Haiti – janë proceduar penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, është dokumentuar e gjithë rruga dhe skema e përdorur nga rrjeti i trafikut:

Organizimi në Greqi: 43-vjeçari afgan e kishte nisur planin që nga shteti fqinj, Greqia, ku kishte organizuar futjen e paligjshme të 10 emigrantëve në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër.

Koordinimi me shqiptarin: Pasi kanë hyrë në Shqipëri, afgani ka bashkëpunuar me një shtetas shqiptar (ende të paidentifikuar). Ky i fundit i ka dërguar në telefon një koordinatë (lokacion) në zonën e Semanit në Fier.

Marrja e gomones: Afgani ka shkuar në Seman, ka marrë gomonen që shqiptari i kishte lënë në dispozicion dhe ka futur në bord 10 klandestinët, me synimin për t’u nisur drejt brigjeve italiane, rrugëtim i cili u ndërpre pranë Sazanit pas rrezikut për mbytje.

Policia Kufitare dhe strukturat hetimore në Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive me metodat speciale për të rënë në gjurmët e shtetasit shqiptar që siguroi mjetin lundrues. Po ashtu, po punohet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë celulë të kontrabandimit të klandestinëve që përdorte Shqipërinë si urë kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI