Flash

Mbi 55 kg kanabis në makinë, kapet 68-vjeçari shqiptar në kufirin grek

Lapsi.al 18 July 2026

Një shqiptar 68-vjeçar është arrestuar në Follorinë të Greqisë, pasi u kap me mbi 55 kilogramë marijuanë. Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve. Sipas policisë greke, arrestimi erdhi pas informacioneve të siguruara në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës. Efektivët lokalizuan automjetin që drejtohej nga 68-vjeçari dhe e ndaluan për kontroll.

Brenda makinës u gjetën dy çanta udhëtimi dhe një thes me 50 pako marijuanë. Lënda narkotike kishte një peshë totale prej 55 kilogramë e 422 gramësh. Policia sekuestroi gjithashtu tre telefona celularë. Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet greke raportojnë rritje të trafikut të drogës nga Shqipëria. Gjatë 11 muajve të fundit, në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë dhe Selanik janë sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë.

Sipas të dhënave të policisë, pjesa më e madhe e rasteve lidhen me linjën Sarandë-Igumenicë. Në një prej operacioneve, autoritetet greke sekuestruan edhe një skaf të ngarkuar me drogë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI