Flash

Dita e 49-të e protestës kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Lapsi.al 18 July 2026

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin "Skënderbej" për ditën e 49-të të protestës. Ata vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës politike që, sipas tyre, e ka mbajtur vendin peng prej më shumë se tre dekadash.

Edhe sot, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të përsërisin kërkesat e tyre. Lëvizja qytetare ka ruajtur të pandryshuar qëndrimin e saj që prej ditës së parë: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe ndryshimin e elitës politike në vend.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI