Flash

Vjedhja e 700 mijë € në Postën e Durrësit, kamerat zbulojnë lëvizjen e thasëve me para

Lapsi.al 18 July 2026

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dokumentet e sekuestruara zbulojnë mënyrën se si, sipas Prokurorisë, janë lëvizur paratë gjatë muajve prill dhe maj 2026. Për këtë çështje, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa ka caktuar masën "arrest në shtëpi" për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren, Paola Dana.

Sipas hetimeve, tre zyrtaret dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj që duhej të arkëtoheshin në degët e Shijakut dhe Krujës. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar destinacionin e parave dhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë. Sipas pamjeve filmike, në disa raste Valbona Duni merrte thasë ose pako me para nga arka dhe i çonte fillimisht në zyrën e saj ose direkt në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

Prokuroria ka dokumentuar të paktën nëntë episode gjatë muajve prill dhe maj, ku para të ardhura me eskortë nga banka ose të marra nga arka përfundonin në zyrat e dy zyrtareve. Në disa raste, sipas dosjes, Duni dilte nga zyra e drejtoreshës pa çantat apo paketat me para që kishte futur më herët. Hetuesit kanë konstatuar gjithashtu disa mandate pagesash me vlera nga 5 deri në 10 milionë lekë, të lidhura me degët e Shijakut dhe Krujës. Sipas Prokurorisë, këto dokumente mbajnë firma që dyshohet se janë falsifikuar në emër të arkëtareve të këtyre degëve.

Gjatë seancës për masën e sigurisë, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj nuk dha shpjegime për fatin e shumës së munguar. E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar 69 milionë lekët, ajo u përgjigj shkurt: "Nuk e di."

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI