
Tottenham ishte një nga skuadrat më të pritura në këtë start të Premier League pas merkatos faraonike të zhvilluar gjatë verës, por në debutim Roberto De Zerbi mori një dush të ftohtë: Spurs humbën 3-0 ndaj Brentford, një humbje tronditëse që vuri në pikëpyetje gjithë punën e bërë gjatë muajve të fundit. Diferenca e vlerave në fushë ishte e madhe, por kjo nuk e pengoi Bees të merrte fitoren e parë në kampionat në dëm të londinezëve, të cilët gjenden përsëri në pikën zero.
As 400 milionë eurot e shpenzuara në merkato nuk mjaftuan për ta kthyer Tottenham në rrugën e duhur, pasi skuadra u rikthye te problemet e vjetra që sezonin e kaluar rrezikonin madje ta çonin drejt rënies nga kategoria. Shpëtimi erdhi në javën e fundit, ndërsa trajneri italian gjatë përgatitjeve të verës kishte ndryshuar ritëm, përpara se të përplasej me realitetin që i tregoi një histori krejtësisht ndryshe.
Tottenham Hotspur have won just 79 points from 77 Premier League games since the start of 2024-25.
— Opta Analyst (@OptaAnalyst) August 22, 2026
That's less than half the tally that rivals Arsenal have won in the same period (162). pic.twitter.com/eAjY4VWGhf
Debutimi tronditës i Tottenham në kampionat
Humbja nuk ishte parashikuar, e aq më pak një humbje 3-0. Brentford nuk i la frymë Tottenhamit dhe mori një fitore me karakter, ku spikati emri i Mamadou Sangaré, blerja rekord e verës (më pak se 50 milionë euro), i ardhur nga Lens dhe që mund të jetë një nga surprizat e kësaj Premier League. Ai mori vëmendjen dhe jo Tonali, i ardhur nga Newcastle për më shumë se 100 milionë euro, e as pesë afrimet e tjera të londinezëve. Merkatoja e De Zerbit ka kushtuar më shumë se 400 milionë euro, por duke parë debutimin e tij në sezon, nuk do të dukej kështu.
Humbja ishte tronditëse dhe në fund të ndeshjes trajneri ia atribuoi fajin gjendjes jo perfekte fizike: “E dija që nuk ishim në gjendje të mirë. Nuk mund të gjejmë justifikime. Më vjen keq për rezultatin dhe paraqitjen”. Fjalë që nuk u pëlqyen tifozëve, të zhgënjyer nga një humbje kaq e rëndë në një ndeshje ku Tottenham nuk dha asnjë sinjal pozitiv. Investimet kanë qenë të mëdha, por rrugëtimi ka nisur me këmbën e gabuar.
A Tottenham fan's reaction in the stands at full-time after 3-0 defeat at Brentford.
by u/OptimusCloyster in soccer