Flash

E shkuara e portugezit që u vra në Ksamil: Njihej si ‘Milton’, ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare/ Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

Lapsi.al 22 August 2026

Media franceze Nice Matin ka publikuar detaje mbi jetën e Luis Miguel Varela Mendes, turistit portugez që u vra të martën e 18 gushtit në kompleksin luksoz ‘Principotes’ teksa ndodhej me pushime në Ksamil.

I riu ishte zhvendosur në Nicë në moshën 11-vjeçare dhe kishte ndjekur shkollën Vernier, përpara se të vendosej në lagjen Gambetta. 

Në shoqatën La Semeuse, 20-vjeçari njihej nga të gjithë me nofkën e tij, “Milton”. Lajmi i vrasjes së tij me thikë nga Sokrat Vata, punonjës i kompleksit, ishte tronditës për komunitetin.

“U informova mjaft shpejt”, tregon Christophe Tassano, drejtor i përgjithshëm i shoqatës. I riu ndiqej dhe mbështetej nga ekipet e qendrës sociale La Ruche, në rrugën Trachel, ku merrte pjesë në aktivitetet e posaçme për adoleshentët dhe të rinjtë. “Miltoni i ri ishte shumë i dashur dhe shumë i respektuar në lagje. Ai kishte një rol si ndërmjetës. Gjithmonë përpiqej të qetësonte konfliktet”, tregon Christophe Tassano.

Shqipëria nuk duhej të ishte destinacioni i pushimeve për Mendes. Miltoni dhe miqtë e tij kishin një tjetër plan. Ata duhej të niseshin për në Spanjë më 26 gusht, në kuadër të programit “Sac à dos”, të organizuar nga fondi i ndihmave familjare. Por, për shkak të vonesave në organizimin e këtij udhëtimi, grupi vendosi të udhëtonte me paratë e veta drejt Shqipërisë, pa hequr dorë nga udhëtimi për në Spanjë. Sipas Christophe Tassano, mësuesit ishin përpjekur t’i bindnin që të mos shkonin në Shqipëri. 

Që prej tragjedisë, këta të fundit janë mobilizuar menjëherë për të mbështetur familjen. Drejtoresha e qendrës sociale La Semeuse po ofron mbështetjen e saj gjatë kësaj situate të dhimbshme. Edhe Metropoli Nice Côte d’Azur është vënë në dijeni dhe ka angazhuar ndërmjetësit për qetësinë publike.

“Ne gjithashtu i drejtojmë personat që kanë nevojë drejt shërbimeve të ndihmës dhe mbështetjes për viktimat, të ngritura në bashkëpunim me Metropolin”, shpjegon Christophe Tassano. Bëhet fjalë për Qendrën e Pritjes së Viktimave. “Ekipi i parandalimit të specializuar ka forcuar praninë në zonat e prekura dhe mban një lidhje të ngushtë me të rinjtë, përfshirë edhe ata që ndodheshin me Miltonin në Shqipëri.”
Së fundmi, familja e Mendes po kalonte një periudhë të vështirë për shkak të apartamentit të tyre të shkatërruar së fundmi nga një zjarr. Prindërit e 20-vjeçarit janë akomoduar në një hotel në lagjen Saint-Charles.

Në artikull përmenden edhe procedurat e kushtueshme për riatdhesimin e trupit të të riut nga Shqipëria në Portugali. Ata gjithashtu duhet të kenë mundësi të asistohen nga një avokat në Shqipëri për të ndjekur një procedurë gjyqësore që sapo ka nisur.

Në bashkëpunim me familjen është hapur një llogari për mbledhje fondesh për t’i ndihmuar ata të përballojnë këto shpenzime. Deri të premten, ishin mbledhur mbi 6,300 euro.

Veç La Semeuse, është aktivizuar edhe shoqata Dix Étoiles, e cila është shumë e zëshme në mbështetje të komunitetit të Kepit të Gjelbër në Nicë dhe janë krah të afërmve të Mendes për procedurat e shumta që i presin.

Një ditë më parë, autori Sokrat Vata, i cili doli përpara gjykatës për masën e sigurisë (e cila iu caktua arrest me burg), u kërkoi ndjesëfamiljarëve të viktimës duke shprehur pendesë. Ai tha se grupi i turistëve të huaj i kishte sharë dhe goditur kur stafi i kishte kërkuar të mbanin qetësi dhe se thikën ia kishte marrë portugezit teksa përpiqej ta neutralizonte në përpjekje për t’u vetëmbrojtur.

Gjykata caktoi gjithashtu burg pa afat për dy turqit, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu që tentuan ta largonin Vatën nga vendngjarja duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre.

Kamerierët Ildi Cekani, Serxhi Selimi dhe Ervis Bunci që goditën me grushte 20-vjeçarin, do të qëndrojnë në burg për 45 ditë.

Truprojat Luciano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho si dhe kamarieri Murat Zhabina, u lanë në detyrim paraqitjeje.

Pronari Bekim Bulica dhe David Heurtevent, gjithashtu punonjës i ‘Principotes’, janë në kërkim. Bulica për fshehje krimi, ndërsa Heurtvent, alias Gjana, si bashkëpunëtor në krim pasi dyshohet se e goditi me grushte 20-vjeçarin.

Seanca, e cila u mbajt me dyer të mbyllura, zgjati mbi 9 orë.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI