Flash

Trump për Iranin: Ata nuk janë gati për marrëveshjen e duhur

Lapsi.al 22 August 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk është ende gati për të arritur atë që ai e cilëson si “marrëveshjen e duhur”, ndërsa tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit mbeten të larta. 

Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha se Irani do të dëshironte të arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, por sipas tij nuk është ende i gatshëm të pranojë kushtet e nevojshme. “Ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje, por, sipas mendimit tim, nuk janë gati të bëjnë marrëveshjen e duhur”, deklaroi Trump.   

Presidenti amerikan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi zonën përreth Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë edhe zonat tokësore pranë saj. Trump theksoi se Washingtoni po monitoron nga afër zhvillimet dhe lëvizjet e Iranit, ndërsa la të hapura opsionet amerikane në rajon.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI