Flash

Mbahet protesta e 83-të në Tiranë: Rama jep dorëheqjen!

Lapsi.al 21 August 2026

Është mbajtur këtë të premte protesta e 83-të në qendër të Tiranës. Protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, tubuesit kërkuan largimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e qeverisë.

Një qeveri teknike është alternativa që ata kërkojnë, ndërsa shprehen se shatori do të presë edhe më shumë protestues në shesh, pasi qytetarët kthehen nga pushimet dhe u bashkohen atyre që vijojnë të dalin në shesh.

Dy ditë më parë grupi koordinator i protestës iu drejtua Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe institucioneve të tjera evropiane e ndërkombëtare duke kërkuar dërgimin e vëzhguesve të pavarur në protesta, me qëllim dokumentimin dhe verifikimin e trajtimit të protestuesve nga autoritetet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI