Flash

Zbardhen fjalët e Sokrat Vatës para gjykatës: Si ndodhi përplasja me portugezin

Lapsi.al 21 August 2026

Gjykata e Sarandës vendosi sot të lërë në burg Sokrat Vatën, 29-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Para trupit gjykues, Vata ka pretenduar se e ka goditur viktimën me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti ka nisur në një lokal, ku ndodhej një grup turistësh francezë. Vata ka deklaruar se turistët po bënin zhurmë dhe se një prej shokëve të tij u ka kërkuar të ruanin qetësinë.

Sipas versionit të paraqitur prej tij në gjykatë, turistët kanë vijuar me sharje dhe më pas situata është përshkallëzuar në një përleshje fizike.

Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit njëri prej turistëve kishte një thikë. Sipas tij, ai arriti t'ia marrë armën e ftohtë pasi e neutralizoi.

Por, sipas dëshmisë së tij, në atë moment njëri prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë.

Vata ka deklaruar se, ndërsa turistët po tentonin ta godisnin sërish, ai ka lëvizur dorën instinktivisht për t'u mbrojtur, por nuk kujton mënyrën se si e ka goditur viktimën.

“Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, - ka deklaruar Vata para gjykatës.

Dëshmia e turkut Nuh Mahmutoglut

Në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i cili njihej me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve.

Mahmutoglu ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30 dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës. Sipas tij, Vata i kishte thënë se ishte rrëzuar nga motori.

Edhe personat e tjerë të ndaluar në lidhje me ngjarjen kanë mbajtur qëndrim mohues para gjykatës. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë parë momentin e përleshjes dhe nuk kanë dijeni të drejtpërdrejtë për mënyrën se si ndodhi goditja fatale.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për Sokrat Vatën. E njëjta masë është caktuar edhe për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, dy shtetas turq që, sipas hetimeve, tentuan ta largonin me makinë Vatën pas ngjarjes.

Për kamarierët Ildi Cekani dhe Ardit Kasemi është vendosur masa e arrestit në burg për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI