Flash

Detajet/ Situatë e vështirë nga zjarret në Pukë dhe Mirditë, banesat në rrezik 

Lapsi.al 21 August 2026

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 21:00 të kësaj të premteje janë regjistruar 26 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 1 nën kontroll. 

Në Gojan–Gjegjan, Pukë, vijon puna intensive për shuarjen dhe izolimin e vatrave në një terren të vështirë. Janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse me 29 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 50 forca bashkiake, 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 automjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së. Forcat dhe mjetet janë pozicionuar në pikat me rrezik për ndërhyrje të menjëhershme. Falë ndërhyrjes janë shpëtuar 2 banesa të banuara, ndërsa janë marrë masa edhe për evakuimin e disa banorëve.

Në Shtanë, Mirditë, vijon angazhimi për mbrojtjen e zonës së banuar me 40 forca bashkiake, të mbështetura nga 30 efektivë të FA-së, 2 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Policia e Shtetit ka evakuuar banorët e rrezikuar, ndërsa në zonë është dislokuar edhe një ambulancë.

Në Dukat, Vlorë, është përforcuar ndjeshëm angazhimi. Në terren operojnë 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë, 8 punonjës të pyjores, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 100 efektivë të FA-së, ndërsa nga ajri operacioni është mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Pavarësisht shtrirjes së vatrës në drejtim të malit, nuk rrezikohen banesa.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura me 30 efektivë të FA-së, 13 efektivë MZSH, 9 forca të AZM-së dhe 1 helikopter të FA-së. Një pjesë e vatrave janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Bërshi, Klos, janë angazhuar 5 efektivë zjarrfikës, 10 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA-së. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, ndërhyrjet e deritanishme kanë sjellë përmirësim në disa zona: Farka është nën kontroll, ndërsa Mal Miloti, Lufaj, Kalivaç dhe mali i Çikës mbahen nën mbikëqyrje. Në Mal Milot zjarri është shuar pas ndërhyrjes së strukturave vendore dhe FA-së.

Për përballimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore, të mbështetura nga 270 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI