Flash

Këshilli Bashkiak i Cërrikut pa vendim për shkrirjen me Elbasanin

Lapsi.al 21 August 2026

Propozimi për riorganizimin territorial ka përplasur qëndrimet në Cërrik, ku Këshilli Bashkiak ka shprehur rezerva të forta ndaj përfshirjes së bashkisë në një njësi të vetme administrative me Elbasanin.

Gjatë mbledhjes së sotme, këshilltarët ngritën shqetësimin se një bashkim i tillë mund ta vështirësojë aksesin e banorëve në shërbimet publike. Sipas tyre, largimi i qendrës administrative mund të ndikojë negativisht edhe në zhvillimin e zonës dhe të shtojë problemin e largimit të banorëve.

Debati u zhvillua në prani edhe të deputetëve të opozitës, Blendi Himçi dhe Klodiana Çapja. Himçi kërkoi nga kryebashkiaku Florenc Doka një qëndrim mbi propozimin, ndërsa gjatë diskutimeve u ngritën pikëpyetje edhe për mënyrën dhe kohën e zhvillimit të konsultimeve me komunitetin.

Doka zgjodhi të mos japë ende një qëndrim përfundimtar, duke argumentuar se fillimisht duhet të përfundojë procesi i dëgjesave me qytetarët. Në mbledhje u hodh gjithashtu ideja që çështja të vendoset përmes një referendumi lokal.

Në fund, këshilltarët votuan në favor të zhvillimit të dëgjesave publike, duke e lënë për një fazë të mëvonshme përcaktimin e qëndrimit përfundimtar të bashkisë.

Sipas draftit paraprak të reformës territoriale, Cërriku dhe Belshi janë përfshirë në skemën që parashikon bashkimin e tyre me Bashkinë e Elbasanit.

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI