Flash

Zjarri përfshin një hektar pyll në Derstil të Gjinarit, flakët rrezikojnë banesën dhe një biznes

Lapsi.al 21 August 2026

Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan. Flakët janë përhapur masivisht, duke krijuar rrezik për banesat dhe bizneset pranë zonës. Dyshohet se flakët kanë nisur pranë një grumbulli mbetjesh dhe të favorizuara nga kushtet e terrenit dhe përhapja e shpejtë e zjarrit, janë shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. 

Situata është bërë veçanërisht shqetësuese pasi zjarri është afruar me një banesë, ku në ato momente ndodhej një e moshuar. Flakët kanë rrezikuar gjithashtu edhe një biznes që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Përballë përhapjes së flakëve, banorët e zonës kanë ndërhyrë fillimisht për të frenuar zjarrin dhe për të mbrojtur pronat pranë vatrës. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vijuar ndërhyrjen për izolimin e zjarrit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI