Flash

Në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Lapsi.al 21 August 2026

Ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë Florjan Vuka i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaccme si pjesë e grupit kriminal të Jetmir Papës, për trafik ndërkombëtar droge.

Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë. Alma Kodraliu është caktuar nga shorti elektronik si gjyqtarja e cila do të vendosë vijimin e masës “arrest në burg” caktuar më herët ndaj Vukës, apo nëse do të caktojë një masë më lehtësuese.

Grupi kriminal, i cili vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë e Holandë dhe ku në të paktën 8 episode përgjatë viteve 2019-2021 kishin trafikur sasi të mëdha me kokainë, është ende duke u hetuar nga prokurori Alfred Shehu. Sipas Prokurorisë së Posaçme, anëtarët e këtij grupi kanë shpërndarë në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI