Flash

Zjarri në Gojan të Pukës ende aktiv, vatra përparon edhe në Gjegjan

Lapsi.al 21 August 2026

Zjarri në zonën Gojan–Gjegjan të Pukës vijon të jetë aktiv. Në Gojan të Madh, situata është më e qetë. Gjatë natës, zjarrfikësit kanë ndërhyrë në zonat ku terreni lejonte kalimin e mjeteve. Në pjesën e sipërme të Gojanit, pranë Meshurdhit, vatra është izoluar plotësisht.

Situata më problematike mbetet në Gojan të Vogël, ku flakët ndodhen pranë zonës së banuar. Terreni i vështirë dhe mungesa e aksesit rrugor po pengojnë ndërhyrjen nga toka. Në këtë zonë po operojnë dy helikopterë nga ajri.

Zjarri po përparon edhe mbi Gjegjan, por aktualisht nuk rrezikohen banesat. Forcat tokësore vijojnë punën, ndërsa zjarrfikësit janë përqendruar pranë zonave të banuara.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI