Flash

Mjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Lapsi.al 21 August 2026

Një 32-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor ‘Shkozet-Shijak’, ndërsa lëvizte me biçikletë. Vasil Hasani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar. Pas përplasjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi.

“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, njoftoi policia e Durrësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI