Flash

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK e AAK sot aksion para kuvendit, kërkojnë thirrjen e seancës konstituive

Lapsi.al 22 August 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë sot nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. PDK njoftoi dje se i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Sipas mediave të Kosovës, këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca (AAK). Kështu bëri të ditur dje deputetja e kësaj partie Albana Bytyqi, e cila tha se do t’i bashkohen PDK-së në Kuvend, ndërsa kishte theksuar insistimin e partisë së saj që të themelohen institucionet.

“Çdo aktivitet që është thirrur nga çdo parti ne kemi qenë prezentë aty, por edhe nesër do të jemi aty patjetër”, tha ajo.

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, 30 ditë pas certifikimit të rezultateve. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar kohë shtesë për bisedime për Presidentin në seancën konstituive që u mbajt më 6 gusht e ku pritej të propozonte kryeparlamentarin e ri. Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në vazhdimin e seancës, e cila u mbajt jashtë afatit më 8 gusht.

Kërkesa e tij u aprovua nga bashkëpartiaku i tij, kryesuesi i seancës Avni Dehari, i cili qe nga ajo ditë nuk ka thirrur më seancë. Nga ana tjetër, ambasadat e vendeve të huaja në vend iu kanë bërë thirrje liderëve politikë që t’i japin fund krizës politike në mes paralajmërimeve për humbjet e mundësive.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI