Flash

Përplasi për vdekje një 66-vjeçar në Durrës/ Gjykata lë në burg taksistin

Lapsi.al 22 August 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për taksistin 26-vjeçar, i cili përplasi për vdekje 66-vjeçarin, Fezi Dine, në Durrës. 26-vjeçari që po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ndodhi nga pakujdesia e taksistit.

Mjeti e përplasi 66-vjeçarin Fezi Dine, teksa po kalonte rrugën mbi vijat e bardha. Fillimisht i moshuari u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Më pas, policia e shoqëroi menjëherë shoferin në Komisariatin e Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI